Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

16 mijë luftëtarë në ndihmë të Ukrainës, e konfirmon Zelensky

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 13:33 | Bota
16 mijë luftëtarë në ndihmë të Ukrainës, e

Luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Konfirmimi erdhi nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por pa specifikuar se nga kanë ardhur luftëtarët.

“Ukraina po mirëpret vullnetarët e huaj. Janë 16,000 luftëtarët e parë për të mbrojtur lirinë dhe jetën për të gjithë ne”, tha ai në një mesazh video të postuar në Facebook të enjten.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t'i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Por qeveritë si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Spanja dhe vende të tjera kanë dërguar ndihma në formën e armëve, ndihmës dhe sanksioneve.

Ai vlerësoi gjithashtu aleatët për dërgimin e armatimit në Ukrainë, duke thënë se merr municione të reja çdo ditë nga partnerët dhe miqtë e vërtetë.

“Çdo ditë ne kemi gjithnjë e më shumë armë të fuqishme”, shtoi ai.

Zelensky njoftoi një plan për të rindërtuar vendin pas luftës, duke thënë se është krijuar një program për të ndihmuar ukrainasit që kanë humbur punën dhe premtoi se të gjitha pensionet do të paguhen.

“Ukrainasit në të gjitha rajonet e djegura nga lufta po marrin gjithçka të nevojshme. Shtabet koordinuese janë duke punuar plotësisht, ngarkesat e vërteta humanitare janë në rrugë e sipër”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu