Zelensky “sfidon” Putin: Hajde të bisedojmë, nuk kafshoj

Publikuar më: 3/3/2022, ora 22:38
ZELENSKI MESAZHI SOT frame 416 1280x720

Zelensky “sfidon” Putin: Hajde të bisedojmë, nuk kafshoj

Publikuar më: 3/3/2022, ora 22:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky përsëriti ftesën drejtuar Vladimir Putin për të ulur së bashku në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur krizën, kësaj here me disa tone sarkazme.

Zelensky i kërkoi Putin të ulen përballë njëri-tjetrit në tryezë dhe jo 30 m larg si me Macron, pasi janë fqinjë për të zhvilluar një dialog të drejtpërdrejt.

Ukraina nuk dëshiron ta sulmojë Rusinë dhe nuk do ta bëjë diçka të tillë. Ne duam të mbrohemi dhe ata duan të na pushtojnë. Eja Putin, ulu në tryezën e bisedimeve, jam i hapur. Vetëm jo me 30 metra distancë, si me Macron, Scholz. Unë jam komshi.  Me mua nuk mban dot 30 metra distancë. Unë nuk kafshoj. Jam një burrë normal” deklaroi Zelensky.