Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 21:22
b4ad312b 8fcf 437d ba01 0ca160b3906d 1280x686

Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 21:22

CNN raporton se autokolona gjigante ushtarake e trupave ruse ka nisur të lëvizë dhe po i afrohet kryeqytetit ukrainas.

Trupat ushtarake ruse në autokolonën që thuhet se është 60 km e gjatë tashmë ndodhet vetëm 20 km larg Kievit.

Prej disa ditësh, autokolona qëndroi në vend pa lëvizur duke shtyrë ekspertë të mendojnë një rënie të besimit te ushtarët rusë.

Autokolona ruse ka hasur në vështirësi për të ecur përpara pasi trupa ukrainase kanë dëmtuar disa ura për të penguar kalimin e tyre.