Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Banorët e Lvivit përgatiten të mbrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 10:02 | Bota

Banorët e kryeqytetit kulturor të Ukrainës, Lviv, po përpiqen të mbrojnë monumentet historike. Sipas zyrtarëve lokalë të trashëgimisë, banorët po mbështjellin me çarçafë mbrojtës, disa statuja guri në sheshin qendror të qytetit.

Fotot e publikuara tregojnë njerëzit mbi shkallë që mbështjellin skulpturat e perëndisë romake Neptun dhe perëndeshës greke Amfitrite në plastikë. Së bashku me statujat e hyjnive klasike, Adonis dhe Diana, figurat gëlqerore u ndërtuan më shumë se 200 vjet më parë, me shatërvanët shoqërues të vendosur në çdo cep të sheshit.

Jashtë Katedrales Latine të ndërtuar në shekullin e 14-të, një statujë më e vogël u pa e mbuluar në atë që dukej si shkumë dhe e fiksuar me shirit.

Fondacioni Lviv për Ruajtjen e Monumenteve Arkitekturore dhe Historike, tha se konservatorët e artit dhe vendasit e shqetësuar, ishin përfshirë në përpjekjet e mbrojtjes.

Të enjten, organizata ndau një seri imazhesh në Facebook që tregonin njerëzit, duke mbrojtur monumentet e qytetit.

“Shpresojmë që ky veprim parandalues ​​të mos testohet nga shpërthime të vërteta, por zemrat tona janë të gëzuara që elementet e pambrojtura, por të vlefshëm të këtij monumenti mbrohen”, shkruan fondacioni në postimin e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani