Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korçë, shtohen rastet e dhunës në shkollat 9-vjeçare

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 14:43 | Sociale
Korçë, shtohen rastet e dhunës në shkollat

Rasti me i fundit i dhunës se fëmijëve i shënuar ne Korçe, ku një minoren 10 vjeçar plagosi me gërshërë një bashkëmoshatarin e tij te një shkolle 9 vjeçare ne Korçe, është vetëm një copëz e problematikes se minorenëve që janë në konflikt me ligjin.

Raste të tilla por edhe të tjera që shfaqin modele të dhunës dhe konfliktit, janë shtuar në të gjithë qarkun e Korçës dhe ky fakt është konstatuar edhe nga njësia e mbrojtjes së fëmijëve pranë bashkisë së Pogradecit.

Etleva Memia, e Njësisë së mbrojtjes së fëmijëve në Pogradec flet për një fenomen “në rritje,  janë fëmijë që nuk po jetojnë jetën e tyre, nuk respektojnë mësuesit, përdorin lëndë narkotike, kapen duke drejtuar automjete,  pa pasur patentë”  

Por nuk janë vetëm sjelljet problematike mes minorenëve. Ka edhe raste kur fëmijët “ sajojnë” për arsye ende të paqarta skena të dhunshme rrëmbimi apo keqtrajtimi.

Vetëm disa ditë më parë në Pogradec, një fëmijë 12-vjeç kishte denoncuar në polici se ishte rrëmbyer 9 orë nga një agresor, por më pas ngjarja u zbulua si e sajuar, me fëmijën që ka rezultuar disi problematik.

Shkaqet e këtyre fenomeneve shikohen që nga familja, mungesa e aktiviteteve nga shkollat e deri te ndikimi nga rrjetet sociale.

“Nuk kemi prindër të vëmendshëm, por duhet më shumë punë edhe në ambientin shkollor. Hyn në lojë mos menaxhimi i rrjeteve sociale, kontrolli i pakët nga prindërit”, shton Memia për A2 CNN.  

Nisur nga rastet, duket se dhuna mes minorenëve në shkolla duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë institucionet, përpara se ky fenomen të kthehet në një modë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli