Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte”

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 10:44 | Bota
“Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime

Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, tha Sekretari britanik i Drejtësisë të premten.

Dominic Raab, gjithashtu zv.kryeministër i Britanisë, u pyet nga “Times Radio” nëse parashikonte që konflikti do të përfundonte me burgosjen e presidentit rus. “Mendoj se rreziku për këtë është shumë real dhe ai duhet të fillojë ta mendojë këtë”, tha Raab. “Përtej situatës së tij personale, çdo komandant rus që po vepron në Ukrainë, ose që drejton nga Moska, e di mirë se, kur merr një urdhër të paligjshëm për të vrarë civilë apo për të sulmuar vende të palejuara, është në rrezik. Me sa di, kryeprokurori i Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, Karim Khan, po udhëton për në Ukrainë”.

“A duhet ta dinë tani se përballen me rrezikun real që të përfundojnë në bankën e të akuzuarve dhe më pas në burg, nëse i zbatojnë këto urdhra të jashtëligjshme.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë