Rusia censuron Facebook, reagon kompania: Kërkon të lërë miliona njerëz në terr

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 21:57
meta logo facebook 981x579

Rusia censuron Facebook, reagon kompania: Kërkon të lërë miliona njerëz në terr

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 21:57

Facebook reagoi menjëherë pas vendimit të Rusisë për të bllokuar rrjetin e mediave sociale, duke thënë se ku akt ka si synim të ndërpresë miliona njerëz nga informacioni i besueshëm dhe forumet ku ndajnë pikëpamjet e tyre.

Pak më parë, Rusia vendosi të bllokojë Facebook-un si kundërpërgjigje për atë që e quajti “diskriminim” të mediave shtetërore ruse.

Shumë prej mediave të mbështetura nga Kremlini janë përballur me kufizime në platforma të ndryshme në internet për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Së shpejti miliona rusë të zakonshëm do ta gjejnë veten të shkëputur nga informacioni i besueshëm dhe do të heshtin”, u shpreh Nick Clegg, nënkryetar i çështjeve globale në kompaninë Meta.

Ai shton se kompania do të bëjë gjithçka që mundet për të rivendosur shërbimet në mënyrë që njerëzit të shprehen në mënyrë të sigurt dhe të organizohen.