Rusia merr kontrollin e centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 10:15

Rusia merr kontrollin e centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Përditësuar më: 4/3/2022, ora 10:15

Trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

Më herët një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe në Evropë, pas një sulmi me granatime ruse, ndërsa presidenti Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë të ndalojnë rusët para se kjo të kthehet në fatkeqësi bërthamore.