Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi në centralin bërthamor: Mund të kishte pasoja gjashtë herë më të mëdha se në Çernobil

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 12:49 | Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përdori tone dramatike gjatë konferencës së tij ditore, mbi situatën e krijuar ditën e djeshme në centralin bërthamor të Zaporizhias, më të madhin në vend.

“Popull i Ukrainës, i mbijetuam një natë që mund të shënonte fundin e Ukrainës dhe të Europës”, deklaroi presidenti, që shtoi edhe pasojat e një aksidenti të mundshëm në atë central, tashmë në kontroll të forcave ruse pas dyluftimeve të ashpra që shkaktuan edhe një zjarr tashmë të shuar.   

Centrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Ukrainë

Zelensky cilësoi Rusinë si një shtet terrorist që po rrezikonte “një akt të padëgjuar, me pasoja “gjashtë herë më të mëdha se në Çernobil”,  duke iu drejtuar direkt populli trus. “Rrezatimet nuk e dinë ku është Rusia, nuk njohin kufij. Nuk u përballëm së bashku me aksidentin e vitit 1986? “, deklaroi ai.    

Vendndodhja e centralit. Burim: CNN

Ndërkohë, Agjencia për Energjinë Atomike, IAEA, deklaroi se nuk rezulton një dëmtim i tillë që të çojë në një rrezik bërthamor nga ngjarja e djeshme, por që situata në Zaporizhia “është shumë e brishtë dhe e tensionuar”.  

https://a2news.com/2022/03/04/zjarri-ne-centralin-berthamor-ne-ukraine-ushtria-ruse-e-cileson-provokim-te-kievit/?fbclid=IwAR0eU4XUuH9mXVhcQzBm9V64lnkX1Lh_kIfaxFI1VQQgWRJ4VnaU7FHCw5Q

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani