Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Të rejat më të fundit nga lufta në Ukrainë, vriten 3 komandantë rusë

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 17:58 | Bota
Të rejat më të fundit nga lufta në Ukrainë, vriten 3

Burime nga inteligjenca Perëndimore bëjnë me dije se 3 komandantë të ushtrisë ruse janë vrarë në luftimet e fundit, ndërsa përpiqeshin që me mjetet e tyre të afroheshin në linjat e frontit.

Sipas të dhënave një zv/komandant i Forcave të Kombinuara u vra me snajper, ndërsa dy viktimat e tjera ishin një komandant divizioni dhe tjetri regjimenti.

Në orët e fundit, komandantët rusë janë përpjekur të lëvizin trupat e tyre përpara për të marrë më shumë zona në kontroll pasi shumë prej operacioneve janë bllokuar, kjo edhe për shkak të rezistencës.

Mendohet që komandantët rusë që u vranë nuk kishin urdhër për të avancuar, por thjesht donin të tregonin personalitetin e tyre në fushëbetejë.

https://a2news.com/2022/03/03/snajperi-ukrainas-ekzekuton-gjeneralin-rus/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli