Kryeministri i Izraelit takohet me Putin, me “bekimin” e amerikanëve

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 20:42
KBG GPO462 1080x720

Kryeministri i Izraelit takohet me Putin, me “bekimin” e amerikanëve

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 20:42

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, u takua për tre orë me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, këtë të shtunë.

Takimi i befasishëm u realizua me “bekimin” e administratës amerikane, tha zyra e shtypit e Kryeministrit izraelit. Një zyrtar izraelit tha për CNN se lëvizja diplomatike e Bennet ishte koordinuar edhe me Gjermaninë dhe Francën dhe shtoi se kryeministri izraelit ishte në dialog të vazhdueshëm edhe me Ukrainën.

Pas përfundimit të takimit, Bennet u nis për në Berlin, ku do të takohet me Kancelarin Olaf Scholz. Tri ditë më parë, Bennet bisedoi veçmas me Putin dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Edhe pse Izraeli e ka dënuar pushimin e Ukrainës nga Rusia, përmes ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë Bennet i ka shmangur kritikat ndaj Putin. Izraeli është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit, në mënyrë që të mund të kryejë sulme në Siri ndaj infrastrukturës së Iranit, të cilat Izraeli i quan baza për transferimin e armatimeve për te Hezbollahu.