Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pavarësisht kërcënimeve të Putin, Zelensky kërkon mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 17:21 | Bota
Pavarësisht kërcënimeve të Putin, Zelensky kërkon

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndihmojnë në mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës, gjatë një bisede në Zoom me disa kongresmenë e senatorë amerikanë këtë të shtunë, raporton CNN.

Kërkesa vjen në të njëjtën ditë kur Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendosja e zonës së ndalim-fluturimit “do të sillte pasoja kolosale dhe katastrofike jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën” dhe çdo shtet që e bënte do të konsiderohej si i përfshirë në konflikt.

“Në çdo momet që ky vendim do të merret, do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur, nuk ka rëndësi se cilës organizate i përkasin”, tha lideri rus gjatë një takimi me punonjësit e kompanisë ajrore Aeroflot të shtunën.

Zelensky kërkoi gjithashtu sanksione më të mëdha për Rusinë, përfshi edhe në sektorin energjetik, si dhe shtimin e ndihmave ushtarake për ushtrinë e vendit të tij. Një senator tha për CNN se Zelensky kërkoi ndalimin e importit të naftës ruse dhe pezullimin e transaksioneve financiare.

Telefonata zgjati rreth një orë dhe në fund të saj, disa dhjetëra ligjvënës amerikanë falënderuan Presidentin Zelensky, madje disa prej tyre thirrën edhe “Slava Ukraini” – “Liri Ukrainës”, sipas një prej personave të pranishëm. Sipas të njëjtit burim, cituar nga CNN, Zelensky u prek nga kjo thirrje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani