Rusët i afrohen një tjetër centrali bërthamor në Ukrainë

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 08:14
central zjarri 2 1 1280x720

Rusët i afrohen një tjetër centrali bërthamor në Ukrainë

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 08:14

Pas kontrollit të centralit më të madh bërthamor të Zaporizhzhia, ku u shënua dhe një incident shumë i rrezikshëm gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy palëve, rusë po avancojnë drejt një tjetër strukture bërthamore në Ukrainë.

Lajmi u dha nga ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e cila konfirmoi se rusët tashmë po synojnë një tjetër central bërthamor, atë të  Yuzhoukrainsk.

Një ditë më parë, një incident i rrezikshëm u regjistrua në Zaporizhzhia, ku si pasojë e bombardimeve, mori flakë një godinë brenda centralit, por që fatmirësisht u vu shumë shpejt në kontroll pa cenuar materialin e rrezikshëm.

Sipas Zelensky, Europa me fat shpëtoi nga një katastrofë që do të ishte disa herë më e madhe se ajo e Çernobilit.