Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Skuderia e F1 ndërpret marrëdhënien me pilotin dhe sponsorin rus

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 14:21 | Sporte të tjera
Skuderia e F1 ndërpret marrëdhënien me pilotin dhe sponsorin rus

Skuderia e Formula 1, Haas, ka ndërprerë kontratën me pilotin e vet rus, Nikita Mazepin, dhe sponsorin e saj, kompaninë ruse të kimikateve, Uralkali, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Sikurse e gjithë bota e F1, edhe Haas ka mbetur e tronditur nga pushtimi i Ukrainës dhe uron për një zgjidhje paqësore dhe të shpejtë të konfliktit”, tha Haas.

Të martën, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit tha se pilotët rusë dhe bjellorusë mund të vijonin të garonin, por vetëm me një flamur neutral dhe pa simbole kombëtare.

Vetë Mazepin deklaroi përmes një postimi në Twitter se ishte shumë i zhgënjyer me vendimin. “Edhe pse unë isha i gatshëm të pranoja kushtet e propozuara që të vijoja garimin, kjo u injorua”, tha ai.

Të enjten, Formula 1 ndërpreu kontratën me promotorin e Çmimit të Madh të Rusisë. Sezoni i ri i F1 nis më 20 mars, në Bahrein.

A2 CNN Livestream

Dita jonë