Ukrainasit rrëzojnë helikopterin dhe avionin rus me 3 bomba 500-kilogramëshe

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 15:44

Ukrainasit rrëzojnë helikopterin dhe avionin rus me 3 bomba 500-kilogramëshe

Përditësuar më: 5/3/2022, ora 15:44

Momenti kur një helikopter rus rrëzohet në Ukrainë është kapur në kamera. Video nga fronti i luftës u postua fillimisht në rrjetet sociale. Grupi i gazetarëve investigativë, Bellingcat, e ka lokalizuar vendndodhjen e helikopterit rreth 35 kilometra larg Kievit. Përdoruesit në rrjetet sociale thonë se helikopteri është një model Mil Mi-24, i quajtur edhe “tanku fluturues’, i përdorur për herë të parë në vitin 1972, nga ushtarët e Bashkimit Sovjetik.

Ukraina ka marrë disa furnizime me armatime antitank, që përdoren edhe për të rrëzuar helikopterë. Britania e Madhe ka dërguar rreth 2000 copë, po ashtu edhe Gjermania ka vendosur të dërgojë disa mijëra antitanke. Ndërsa në janar, Shtetet e Bashkuara dërguan në Ukrainë një avion me 300 antitenke model “Javelin”, me vlerë 50 milionë dollarë.

Po gjatë të shtunës, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë raportoi se një avion rus është rrëzuar në Chernihiv, ku po zhvillohen luftime të ashpra prej gati një jave. Avioni u rrëzua në një zonë banimi dhe si pasojë, katër shtëpi morën flakë. Raportohet se brenda avionit u gjetën e bomba 500-kilogramëshe.