Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Video e frikshme, skuadra “vrasëse” ruse qëllon gazetarët në Kiev

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 09:58 | Bota
Video e frikshme, skuadra “vrasëse” ruse qëllon

Përveç civilëve, gazetarët janë personat e dytë më të rrezikuar nga luftimet në Ukrainë, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të sjell në sytë e publikut të vërtetën e dhimbshme nga sheshet e betejave.

Një video e frikshme vjen nga televizioni Sky News ku shihet që korrespondentët e saj në Kiev vendosen në shënjestrën e armëve të një skuadre ruse “vrasësish”.

Një nga korrespondentët mori një plumb në pjesën e kurrizit, ndërsa të tjerët arritën të fshiheshin nga të shtënat që nisën pa asnjë paralajmërim.

Në video shihen plumbat që shpërndahen nga të gjitha anët, ndërkohë që gazetarët u fshehën pas një muri deri në mbërritjen e trupave ukrainase që i nxorën prej aty.

https://twitter.com/BNONews/status/1499879297334530050

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani