Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Angoni apel qytetarëve të Shkodrës të votojnë: PS do të thyejë bastionin e së djathtës

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 11:17 | Politikë
Angoni apel qytetarëve të Shkodrës të votojnë: PS do

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Majlinda Angoni, tha se beson që shkodranët këtë radhë do të thyejnë bastionin e së djathtës. Duke folur për gazetarët pas votimit, ajo tha se aktualisht procesi vijon normalisht, përveç dy zonave në Dukagjin, ku nuk ka nisur ende procesi, për shkak të motit të keq, por sipas kandidates socialiste, pritet që nga momenti në momenti edhe aty të nisë votimi.

“Banorë të Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre të drejtë kushtetuese, që ua garanton ligji. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Siç ka qenë gjithë fushata, duhet të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate”, tha Angoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë