Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dështon armëpushimi në Mariupol, bombardime në disa qytete

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 15:32 | Bota

Evakuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupol në juglindje të Ukrainës, u ndërpre vetëm pak orë pas nisjes së armëpushimit ditën e diel. Lajmin e bëri të ditur Kryqi i Kuq. Autoritetet rajonale thanë se bombardimet ruse e kishin bërë të pamundur evakuimin e sigurt të banoreve.

Armëpushimi duhej të zgjaste nga ora 10:00 deri në 21:0-, me orën lokale, dhe u njoftua pas dështimit të një përpjekje të ngjashme ditën e shtunë. Situata në qytetin port është prag katastrofës, me qytetarët që prej 5 ditësh janë pa ujë, ushqime apo elektricitet.

I njëjti realitet në Sumi, nën breshërinë e vazhdueshme te zjarrit.  Luftime të ashpra u raportuan të dielën ne qytetin veri-perëndimor të kievit, Irpin, pranë bazës strategjike ajrore të Hostomel. Pamje tronditëse tregojnë qytetarët e dëshpëruar teksa përpiqen të largohen mes bombardimeve që u kanë shkatërruar banesat. Mes tyre edhe një grup gazetarësh.

Ka raportime se ofensiva ruse po përqendrohet në frontin jugor për të shkëputur daljen e Ukrainës ne Detin e Zi. Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët po bëhen gati të godasin Odessa-n, duke e quajtur krim historik. Ushtria e Moskës po përpiqet gjithashtu të marrë kontrollin e digës së centralit hidroelektrik Kaniv, 150 km larg Kievit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë