“Doni që të vdesim pak nga pak”, Zelensky i ashpër ndaj liderëve perëndimorë

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 15:31
zelenski 1 1280x702

“Doni që të vdesim pak nga pak”, Zelensky i ashpër ndaj liderëve perëndimorë

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 15:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një videoje në Twitter sulmoi liderët perëndimorë, duke theksuar se nëse nuk i japin avionë për të mbrojtur veten, do të thotë se ata duan që ukrainasit të vdesin pak nga pak.

“Janë hedhur predha kundër qytetit tonë paqësor Vinnytsia, që nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë. Sulmi brutal dhe cinik me predha ka shkatërruar plotësisht aeroportin e këtij qyteti”, tha Zelensky, i cili u bëri thirrje shteteve që të mbyllin hapësirën ajrore ose të furnizojnë me avionë ushtarakë Ukrainën.

“Ata po vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën tonë, jetën që kemi ndërtuar ne dhe paraardhësit tanë. Ne përsërisim: mbyllni hapësirën ajrore mbi Ukrainë. Mbylleni atë për predhat ruse, për avionët rusë, për terroristët. Bëjeni një hapësirë ajrore humanitare, pa raketa dhe pa bomba. Nëse nuk e bëni dot këtë, na jepni avionë që të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni dot as këtë, do të thotë vetëm një gjë: që edhe ju doni që ne të vdesim pak nga pak. Kjo është edhe përgjegjësi e politikanëve botërorë, liderëve perëndimorë”, shtoi Presidenti ukrainas.