Inteligjenca britanike: Rusia bombardon qytetet ukrainase, me të njëjtën strategji si me Sirinë dhe Çeçeninë

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 10:45
rusia 1 1280x720

Inteligjenca britanike: Rusia bombardon qytetet ukrainase, me të njëjtën strategji si me Sirinë dhe Çeçeninë

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 10:45

Bombardimi i Rusisë ndaj zonave të populluara në Ukrainë, është një përpjekje për të thyer moralin. Kështu deklaron ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga BBC.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

Inteligjenca britanike krahason strategjinë e Rusisë me fushatat e saj në Siri në vitin 2016 dhe Çeçeni në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu bombardime intensive të zonave të ndërtuara.

Raporti thotë gjithashtu se përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina.