Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luan Hoti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, t’ia rikthejmë Durrësin qytetarëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 10:44 | Politikë
Luan Hoti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, t’ia rikthejmë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit tek Universiteti “Aleksandër Moisiu”. Ai u bëri apel qytetarëve të Durrësit që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e këtij qyteti.

“Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti, të votojnë që t’i japim fund marrjes peng të qytetit të Durrësit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit. Faleminderit!”, tha Hoti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë