Momenti kur protestuesi ngul flamurin e Ukrainës mbi tankun rus

Publikuar më: 6/3/2022, ora 23:01

Momenti kur protestuesi ngul flamurin e Ukrainës mbi tankun rus

Publikuar më: 6/3/2022, ora 23:01

Mijëra vetë protestuan në rrugët e qytetit Kherson të shtunën, për të kundërshtuar pushtim rus. Kherson është qyteti i parë i rëndësishëm në Ukrainë që ra nën kontrollin e forcave ruse, disa ditë më parë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një burrë ukrainas shihet të bëjë një veprim, sa guximtar, aq edhe të rrezikshëm, kur ngjitet mbi një prej tankeve ruse që po kalonin në rrugë, për të valëvitur mbi të flamurin e Ukrainës. Për të shpërndarë turmën, trupat ruse raportohet të kenë shtënë në ajër. Megjithatë, në video të tjera të shpërndara online, janë evidentuar edhe raste kur ushtarët qëllojnë drejt protestuesve civilë.

Zyrtarisht Moska thotë se nuk ka në shënjestër qytetarët e Ukrainës, por vetëm infrastrukturën ushtarake të saj. Megjithatë, në epokën e internetit, masakrat dhe tragjeditë që po u shkaktohen çdo ditë popullit të Ukrainës, vështirë se mund të fshihen.