Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nisen për të votuar, por bllokohen nga orteku në Qafë Thorë

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 13:23 | Aktualitet

Një ortek bore ka rënë mbrëmë në segmentin rrugore Bogë - Theth në vendin e quajtur Qafa e Thorës.

Për pasojë rruga është e bllokuar, ndërsa rreth 100 banorë që janë nisur drejt Thethit për të votuar ende nuk kanë mundur të kalojnë, ndonëse ka borëpastruese të cilat po punojnë intensivisht për hapjen e këtij segmenti rrugor.

Për shkak të motit të keq dhe borës është bllokuar votimi edhe në dy njësi administrative në Shkodër në Pult dhe Shosh, ndërsa problem janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli