Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Putin siguron Macron: Rusia nuk do të sulmojë centralet bërthamore në Ukrainë

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 17:53 | Bota
Putin siguron Macron: Rusia nuk do të sulmojë centralet

Rusia nuk do të sulmojë centralet bërthamore në Ukrainë. Kjo është garancia e shprehur nga Presidenti  Vladimir Putin, ndaj homologut francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, e cila ka zgjatur  1 orë e 45 minuta. Megjithatë Putin nuk heq dorë nga ofensiva ushtarake.

Macron konfirmoi se Putin ishte shprehur shumë I vendosur në arritjen e qëllimeve të tij. “Nëse nuk e arrijmë përmes negociatave do ta bëjmë me luftë”, është shprehur presidenti rus, sipas asaj që raporton presidenca franceze. Shefi I Kremlinit ka përmendur sërish kërkesat e tij për denazifikimin e Ukrainës, mbajtjen e statusit neutral dhe pranimin e aneksimit të Krimesë si dhe pavarësisë së Donbasit.

Ndërkohë, e diela duket se ishte dita e bisedave telefonike. Më herët presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje. Këtë e tha zyra e presidencës turke pas një telefonate njëorëshe mesmes dy udhëheqësve. Siç mësohet, Erdogan i tha liderit rus se Turqia është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. “Presidenti Erdogan e filloi bisedën me fjalinë: “Le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën për media. Por Agjencia ruse e Lajmeve, Interfax njofton se shefi i Kremlini i kishte bwrw tw qartw presidentit turk se luftimet do të ndalen vetëm kur Kievi të pranojë kushtet e Moskës. 

Gjithashtu, kryeministri izraelit Naftali Bennett është ofruar si negociator për të zgjidhur krizën. Pas një takimi prej 3 orësh me Putin, Bennett zhvilloi bisedë telefonike me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë francez Emanuel Macron. Më pas udhëtoi nga Moska në Berlin ku u takua me homologun Olaf Scholz për 90 minuta. “Mundësitë për zgjidhje janë të pakta, por ia vlen të tentojmë”, tha Bennett pas blicit diplomatik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani