Rusia: Kemi shkatërruar të gjitha forcat ajrore të Ukrainës

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 19:49
forcat ajrore te ukraines 1222x720

Rusia: Kemi shkatërruar të gjitha forcat ajrore të Ukrainës

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 19:49

Ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë këtë të diel, pretendon se ka shkatërruar të gjitha arsenalin e forcave ajrore të Ukrainës.

Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve, Tass, e cila theksoi se, “praktikisht, të gjitha forcat ajrore të gatshme për betejë të regjimit të Kievit janë shkatërruar”.

Të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një videoje në Twitter sulmoi liderët perëndimorë, duke theksuar se nëse nuk i japin avionë për të mbrojtur veten, do të thotë se ata duan që ukrainasit të vdesin pak nga pak.

“Janë hedhur predha kundër qytetit tonë paqësor Vinnytsia, që nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë. Sulmi brutal dhe cinik me predha ka shkatërruar plotësisht aeroportin e këtij qyteti”, tha Zelensky, i cili u bëri thirrje shteteve që të mbyllin hapësirën ajrore ose të furnizojnë me avionë ushtarakë Ukrainën.