Sulmohen objektet shëndetësore në Ukrainë, OBSH jep alarmin: Shumë viktima dhe të plagosur

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 12:55
viktima plagosje 1280x720

Sulmohen objektet shëndetësore në Ukrainë, OBSH jep alarmin: Shumë viktima dhe të plagosur

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 12:55

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta. Deklarata erdhi nga drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në Tëitter, por pa dhënë  një shifër të saktë.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punonjësve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” shtoi ai.

Deri më tani, OBSH ka konfirmuar gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, që janë spitale apo qendra shëndetësore, tha kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht, për BBC të dielën, duke shtuar se sulmet prekin punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë.

Ajo që është e rëndësishme është “të respektohet edhe ligji humanitar për të siguruar korridore të sigurta, sepse nevojat shëndetësore të njerëzve po rriten çdo ditë dhe çdo orë, dhe është shumë, shumë e rëndësishme të sigurohet që të ketë një kalim të sigurt të medikamenteve dhe kirurgjisë”, shtoi ai.

Sipas Habicht puna e punonjësve të kujdesit shëndetësor është gjithnjë e më e vështirë për shkak të ofensivës ushtarake, pasi shumë prej tyre punojnë në strehimore për bomba.

Habicht e përshkroi situatën si “mjaft shkatërruese”, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë po përballet me sfida të shumta shëndetësore, përfshirë Covid-19.