Ukraina: Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 10:49
mariopul 1280x720

Ukraina: Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 10:49

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka publikuar raportin e saj ditor mbi pushtimin rus, i cili vazhdon sot në ditën e 11-të.

Sipas raportit, forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës, një numër pilotësh rusë janë kapur.

“Forcat e armatosura të Ukrainës, vazhdojnë të mbrojnë qytetin-port të Mariupolit në juglindje. Një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv, në jug, afër Odesas. Ushtarët rusë janë demoralizuar nga forca e rezistencës ukrainase”, thuhet në raport, deklaron BBC, por pa mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që pretendon ushtria ukrainase.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuara nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pasur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.