Ukrainasit: Rusia ka dëmtuar tubacionin e gazit, 750 mijë persona rrezikojnë të vdesin nga i ftohti

Publikuar më: 6/3/2022, ora 16:18
GAzi 1280x720

Ukrainasit: Rusia ka dëmtuar tubacionin e gazit, 750 mijë persona rrezikojnë të vdesin nga i ftohti

Publikuar më: 6/3/2022, ora 16:18

Rusia ka dëmtuar tubacionet e gazit që lidh Donjetskun me Mariupol. Tani, pothuajse 750 mijë persona rrezikojnë të mbeten pa ngrohje, kur temperatura është ende nën zero. Ata rrezikojnë të vdesin nga i ftohti”.

Kjo është dëshmia dramatike, e postuar në profilin e saj Twitter, të deputetes ukrainase Inna Sovsun, që mund të shndërrohet në një katastrofë humanitare për popullsinë që është goditur nga sulmet e shpeshta të ushtrisë ruse.

Tentativat për një armëpushim në Mariupol gjatë ditës së sotme nuk kanë patur efektin e shpresuar, duke u thyer disa herë nga raketat ruse.