Zelensky, bisedë me Musk. Starlink, linja joruse e komunikimit për qytetet e shkatërruara nga lufta

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 14:22

Zelensky, bisedë me Musk. Starlink, linja joruse e komunikimit për qytetet e shkatërruara nga lufta

Përditësuar më: 6/3/2022, ora 14:22

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një bisedë me Elon Musk, shefin ekzekutiv të SpaceX, bëri të ditur se do të marrë një tjetër grup të sistemit Starlink për qytetet e shkatërruara nga lufta.

Në një postim në Twitter, Zelenski bën të ditur se ka biseduar me Musk dhe i shprehu mirënjohjen.

Vetë Musk është shprehur më herët se Starlink, i vetmi sistem komunikimi jorus punon ende në disa zona të Ukrainës, pas pushtimit rus.