Borrell i kërkon Kinës të ushtrojë ndikimin e saj për armëpushim në Ukrainë

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 17:28
SINK BORRELL DARKA frame 509 1024x576

Borrell i kërkon Kinës të ushtrojë ndikimin e saj për armëpushim në Ukrainë

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 17:28

“I kërkova Kinës të ushtrojë ndikimin e saj mbi Rusinë për të arritur një armëpushim në Ukrainë”. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell, në një konferencë për shtyp pas Këshillit joformal të Zhvillimit në Montepellier.

“Nga këndvështrimi im, Kina nuk mund të ndërmjetësojë sepse pozicioni i saj është më afër Rusisë, por është e qartë se ajo mund të ushtrojë ndikimin e saj dhe të luajë një rol në një zgjidhje diplomatike”, theksoi ai.