Hap i rëndësishëm drejt paqes? Takimi i nivelit më të lartë Rusi-Ukrainë mbahet në Turqi

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 13:07

Hap i rëndësishëm drejt paqes? Takimi i nivelit më të lartë Rusi-Ukrainë mbahet në Turqi

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 13:07

Negociatat për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë vijojnë të intensifikohen dhe kësaj radhe në bisedime, do të ulen kryediplomatët e dy vendeve.

Sipas mediave ndërkombëtare, ditën e enjte në Turqi do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.

Lajmi konfirmohet dhe nga ministrit turk Cavusoglu, i cili tregon se negociatat do të mbahen në qytetin e Antalias.