Kharkivi nën bombardimet ruse, të tjera viktima mes civilëve

Publikuar më: 7/3/2022, ora 10:02
kharkiv bombardohet 2

Kharkivi nën bombardimet ruse, të tjera viktima mes civilëve

Publikuar më: 7/3/2022, ora 10:02

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në zonat rezidenciale të qytetit ukrainas Kharkiv, gjatë 24 orëve të fundit.

Sulmet kanë qenë intensive dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërtesa qeveritare, shkolla apo spitale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë zjarre të mëdha si pasojë e bombardimeve në të paktën 21 ndërtesa shumëkatëshe në Kharkiv. Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit iu kanë ardhur në ndihmë të paktën 200 personave.