Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kremlini kërkon që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 14:29 | Bota

Rusia ka deklaruar se mund të ndalojë operacionet ushtarake në çdo moment, nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe Donetsk dhe Luhansk, si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO apo BE).

Ai shton se Rusia do ta përfundojë "çmilitarizimin" e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse do të ndalen.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe disa javë më vonë shprehu mbështetjen e saj ndaj separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk.

A2 CNN Livestream

Dita jonë