Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk largohet dimri nga Shqipëria, vijojnë reshjet e shiut dhe borës

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 07:37 | Aktualitet
Nuk largohet dimri nga Shqipëria, vijojnë reshjet e shiut dhe

Nuk largohet dimri nga Shqipëria. Vijojnë reshjet e pakta të shiut dhe borës deri të mërkurën, kur reshjet e pakta tërhiqen në skajin jugor.

Temperaturat deri të mërkurën do të luhaten nga -4°C gjatë mëngjesit në zonat malore, deri 11-12°C maksimumi në mesditë.

Pas të mërkurës, do të ketë mot të kthjellët, por do të vijojë rënia e ndjeshme e  temperaturave, duke rikthyer kushte tipike të dimrit me ngrica të theksuara në vend.

Një ndryshim i tablosë së motit pritet të vijë vetëm në gjysmën e dytë të marsit, nëpërmjet një kalimi të ngadaltë drejt pranverës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë