OBSH bën bilancin e sulmeve në qendrat shëndetësore

Publikuar më: 7/3/2022, ora 21:58
ukraine spital

OBSH bën bilancin e sulmeve në qendrat shëndetësore

Publikuar më: 7/3/2022, ora 21:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ka pasur të paktën 16 sulme ndaj qendrave shëndetësore dhe stafeve të tyre, që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Sulmet, sipas OBSH-së, kanë shkaktuar 9 viktima dhe 16 të plagosur, mes të cilëve 7 personel mjekësor.

Me anë të një postimi në Twitter, OBSH i ka dënuar rreptë këto sulme.

“Sulmet ndaj shëndetësisë shkelin ligjet ndërkombëtare dhe rrezikojnë jetë”, lexohet në postimin e OBSH-së në rrjetin social.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se 406 civilë janë vrarë dhe 801 të tjerë janë plagosur që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, në 24 shkurt.

Shifrat janë mbledhur që nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën, e deri në 6 mars 2022.