Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përgatitjet për sulmin ndaj qyteteve, Rusia rekruton mercenarë sirianë

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 10:30 | Bota
Përgatitjet për sulmin ndaj qyteteve, Rusia rekruton mercenarë

Zyrtarë amerikanë të inteligjencës informojnë se autoritetet ruse kanë nisur rekrutimin e mercenarëve nga Siria, të aftë për luftë urbane, si pjesë e përgatitjeve të Moskës për të nisur sulmin intensiv për të marrë kontrollin e qyteteve kryesore të Ukrainës.

Ende nuk dihet numri i luftëtarëve sirianë të rekrutuar, por mësohet se një pjesë e tyre tashmë ndodhen në Rusi, të gatshëm për t’u dislokuar drejt Ukrainës.

Sipas disa mediave, Rusia iu ka ofruar këtyre mercenarëve 200 deri në 300 dollarë për të shkuar në Ukrainë dhe për të shërbyer si roje për 6 muaj.

Rusia ndërhyri në vitin 2015 në luftën civile siriane, duke ndihmuar Assad-in të ruante pushtetin dhe të shtypte grupet kryengritëse. Të hënën, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, tha se Rusia po rekruton sirianë për të marrë pjesë në mësymjen e Kievit. Një rrjet informativ sirian, i drejtuar nga aktivistë, raportoi gjithashtu muajin e kaluar se Rusia po ofronte deri në 200 dollarë për sirianët që donin të shkonin në Ukrainë për një periudhë 6 mujore.

Nga ana e saj, Rusia akuzon Perëndimin se ka rekrutuar mercenarë për të luftuar kundër saj në Ukrainë. Vetë Putin tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në Ukrainë. Presidenti Zelensky u ka barë thirrje të hapur vullnetarëve që duan të ndihmojnë vendin e tij të luftojnë kundër Rusisë. Sipas autoriteteve ukrainase numri i vullnetarëve që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes është 20 mijë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu