Përpjekja e tretë për armëpushim, Rusia hap korridoret humanitare

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 10:19
evakuimi korridoret humanitare  1280x720

Përpjekja e tretë për armëpushim, Rusia hap korridoret humanitare

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 10:19

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në disa qytete ukrainase, për të lejuar evakuimin e civilëve.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se armëpushimi do të nisë nga ora 10 e Moskës dhe do të lejojë itinerare evakuimi nga kryeqyteti Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumi.

Të gjitha këto qytete janë vënë në shënjestër të ofensivës së trupave ruse. Siç thuhet në deklaratë, vendimi u mor pas kërkesës personale të presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë telefonatës me Vladimir Putin.

Agjencia ruse e lajmeve publikoi itineraret e evakuimit, nga të cilat kuptohet se shumë prej tyre përfundojnë në Rusi ose Bjellorusi. Kështu korridoret nga Kievi do t’i çojnë civilët në Rusi e Bjellorusi ndërsa civilët në Kharkiv, do të mund të largohen vetëm drejt Rusisë.

Korridoret nga qytetet e Mariupol dhe Sumi do t’i çojnë qytetarët në qytete të tjera ukrainase dhe në Rusi. Dy përpjekjet e mëparshme për të evakuuar civilët të shtunën dhe të dielën dështuan, pasi autoritetet ukrainase raportuan shkelje të vazhdueshme të armëpushimit. Sot është parashikuar mbajtja e takimit të tretë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase për të ndalur luftimet.