“Putin ka fshehur të dashurën dhe 4 fëmijët në Zvicër”

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 18:22

“Putin ka fshehur të dashurën dhe 4 fëmijët në Zvicër”

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 18:22

E dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, mendohet se po qëndron e fshehur në Zvicër, së bashku me 4 fëmijët e saj. Kështu thonë burimet për “New York Post”.

“Ndërkohë që Putin po sulmon Ukrainën, duke sulmuar qytetarë të pafajshëm e duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është strukur në një vilë të izoluar diku në Zvicër”, tha burimi.

38-vjeçarja Kabaeva, një gjimnaste ruse, e cila ka fituar medaljen e artë në Olimpiadë, mendohet se ka 4 fëmijë me liderin 69-vjeçar rus, por kurrë nuk e kanë konfirmuar këtë gjë.

Burimet e “New York Post” thonë se Putin dhe Kabaeva kanë dy binjake 7-vjeçare, të cilat kanë lindur pranë Luganos, në shkurt 2015. Ndërkohë, flitet se kanë edhe dy djem.

Putin gjithmonë ka refuzuar të flasë për jetën e tij private. Përpara disa vitesh, ai shprehej: “Kam një jetë private dhe nuk dua që të ndërhyjë njeri. Duhet të respektohet privatësia ime. Gjithmonë kam reaguar negativisht ndaj njerëzve që fusin hundët në jetën e të tjerëve”.

Putin ka edhe dy vajza të tjera, 36-vjeçaren Maria dhe 35-vjeçaren Katerina, nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva.