Rusët vrasin kryebashkiakun e Hostomel, Klitschko: Po ekzekutohen qëllimisht civilët

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 13:24
Klitschko  Armiku eshte ne portat e Kievit 1280x720

Rusët vrasin kryebashkiakun e Hostomel, Klitschko: Po ekzekutohen qëllimisht civilët

Përditësuar më: 7/3/2022, ora 13:24

Luftime të ashpra janë zhvilluar, mëngjesin e së hënës, në veri dhe në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas.

Forcat ruse kanë rritur ndjeshëm sulmet e tyre në disa zona në tentativë për t’u afruar sa më pranë kryeqytetit të Ukrainës.

“Me tërbim, forcat armike janë duke shkatërruar qytezat rreth Kievit. Ata po vrasin qëllimisht civilët. Ne po bëjmë gjithçka për të mbajtur kryeqytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime dhe ilaçe. Ne po shpërndajmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë. U kërkoj qytetarëve të Kievit të qëndrojnë në shtëpi ose, në rast alarmi, në strehimore”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit, Vitaly Klitschko.

Ndërkohë, këtë të hënë, u vra nga forcat ruse kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko, teksa po shpërndante ushqime për banorët e qytetit që ai drejtonte.