Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Amendament për ndryshim ligji, dështimi me hetimet parlamentare, Spaho: Shumicën ta ketë propozuesi

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 17:14 | Politikë
Amendament për ndryshim ligji, dështimi me hetimet parlamentare,

Braktisjen e hetimit parlamentar për inceneratorët, Edmond Spaho e lidhi me problemet ligjore që sipas tij e bënin të pamundur punën e opozitës për të zbardhur çështjen. Shkak është forca e kartonit që qëndron në duart e mazhorancës, të cilën Spaho kërkon ta ndryshojë përmes amendimin të ligjit, që tashmë ka dërguar në Kuvend.

Nga radha e opozitës vjen kërkesa për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare. Duke marrë si shembull komisionin për inceneratorët, deputeti Edmond Spaho ka depozituar amendamentet që sipas tij nuk I lejojnë mazhorancës bllokimin e punës, një shqetësim të cilin e kishte shprehur edhe pak javë më parë, kur vendosi të braktiste komisionin.

“Maxhoranca është e vendosur që ky komision të dështoi siç kanë dështuar edhe komisionet e tjera parlamentare. Kështu që unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij komisioni derisa të ndryshoj ligji dhe ti japë kërkuesve të krijimit të komisionit hetimor të drejtën për të pasur edhe shumicën”, deklaroi Spaho.

Në projektligj që i propozon Kuvendit, Spaho shprehet se drejtimin e komisionit dhe shumicën e anëtarëve duhet ta ketë partia që kërkon hetimin parlamentar pasi raportet maxhorancë-opozitë tregohen në seancë plenare.

“Komisionet hetimore të ngritura nga Kuvendi nuk kanë pasur efikasitet, midis të tjerave, se në shumë raste iniciatorët e krijimit të komisionit hetimor janë përballur me mekanizmin e shumicës, të cilin ligji ja jep palës tjetër. Duhet vënë në dukje se pothuaj të gjithë komisionet hetimore parlamentare kanë dalë me dy raporte për çështjet në shqyrtim, në thelb të të cilit qëndron përdorimi i mekanizmit të votës nga maxhoranca në komision për t’i imponuar kërkuesve të ngritjes së komisionit, pikëpamjet e tyre mbi çështjen”, thuhet në draft.

Propozimi pritet t’i kalojë për shqyrtim komisioneve parlamentare dhe mbetet për të parë nëse Spaho, tashmë i rreshtuar në krah të Sali Berishës, do të gjejë mbështetjen e deputetëve që përbëjnë grupin zyrtar të PD-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë