“Armiku është ngadalësuar”, Ukraina: Po zmbrapsin çdo sulm raketor

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 10:18
55016929 10583509 image a 5 1646589092628

“Armiku është ngadalësuar”, Ukraina: Po zmbrapsin çdo sulm raketor

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 10:18

Në ditën e 13-të të agresionit rus, ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se ritmi i avancimit të forcave të Putin, ka rënë ndjeshëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior i Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.

Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po i zmbraps me sukses sulmet raketore dhe ajrore. “Pushtuesit janë të demoralizuar dhe shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”, tha ushtria e Ukrainës.