Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha pranon përgjegjësinë, por nuk jep dorëheqjen nga PD

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 20:10 | Politikë
Basha pranon përgjegjësinë, por nuk jep dorëheqjen nga PD

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat lulzim basha në mbledhjen me dyer të mbyllura me kryetarët e degëve të partisë demokratike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, pas humbjes së thellë.

Ai u bëri apel demokratëve që të qëndrojnë dhe të tejkalojnë kultin e individit, për një parti më të fortë.

“Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”.

Një ditë më parë deputetët demokratë kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi PD- doli forcë e tretë në zgjedhjet e 6 marsit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani