Britania do të ndërpresë importimin e naftës ruse

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 17:31
johnson 1 1024x576

Britania do të ndërpresë importimin e naftës ruse

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 17:31

Qeveria britanike parashikon që të ndërpresë importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Periudha e tranzicionit do të përdoret për t’i dhënë kohë tregjeve, bizneseve dhe zinxhirit furnizues që të gjejë burime zëvendësuese.

Një vendim të ngjashëm pritet ta marrë edhe Uashingtoni, duke bllokuar importin e naftës, por edhe gazit dhe qymyrit rus.

Bashkimi Europian ka dalë kundër bllokimit të importimit të naftës ruse, por ka deklaruar se do të punojë për të ulur varësinë e kontinentit nga gazi rus.

Importet ruse në Britaninë e Madhe zënë 8% të totalit, ndërsa nafta ruse zë 18% të totalit të karburantit të importuar në vend.