Hapen korridoret humanitare, evakuime nga Sumy. Në Mariupol ka raportime për sulme

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 15:31
UKRAINA EVAKUIMET OKB frame 60 1280x720

Hapen korridoret humanitare, evakuime nga Sumy. Në Mariupol ka raportime për sulme

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 15:31

Pas tre përpjekjeve të dështuara për të evakuuar civilët, Moska dhe Kievi u dakordësuan për organizimin e korridoreve humanitare këtë të martë, në qytetet e vëna në shënjestër të bombardimeve ruse. Armëpushimi pritet të zgjasë deri në 21 me orën lokale. Siç mësohet disa korridore janë funksionale, me disa qindra banorë që po largohen nga Sumi, Irpin, Kharkiv dhe rrethinat e Kiev.

Sipas itinerarit të dakordësuar mes palëve qytetarët e evakuar nga qyteti I bombarduar rëndë i Sumit do të dërgohen në Poltava të Ukrainës. Kievi refuzoi një ditë me herë korridoret që çonin qytetarët në Rusi dhe Bjellorusi.

Bashkë më autobusët me civilë në të njëjtat itinerare po kalojën edhe ndihmat për popullsinë, si ushqime dhe ilace. Autoritet konfirmuar ditën e sotme se 700 studentët indianë të bllokuar në Sumi ishin evakuar në qytezën e Poltavas. Por në Maripol, ka raportime se forcat ruse po qëllojnë korridorin humanitar, duke shtuar frikën për sigurinë e qytetarëve.

Organizata e kombeve të bashkuara I bëri thirrje më herët Rusisë dhe Ukrainës të garantojnë kalimin e sigurt të civilëve që duan tu shpëtojnë luftimeve. përmirësimi i logjistikës për korridoret humanitare ishte në fokus të raundit të tretë të bisedimeve mes palëve. Një raund i katërt i bisedimeve pritet të zhvillohet ditën e sotme.