Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Putin firmos ndalimin e import-eksportit me disa vende: Lista gati brenda 2 javësh

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 21:38 | Bota
Putin firmos ndalimin e import-eksportit me disa vende: Lista gati brenda 2

Ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA pritet të votojë për të ndaluar importet e naftës nga Rusia, një dekret i nënshkruar sot nga presidenti rus Vladimir Putin mandaton qeverinë ruse të hartojë brenda dy javësh një listë të vendeve që duhet t’ u ndalohen importet dhe eksportet nga Rusia.

Agjenci e lajmeve Tass raporton se këto lëvizje të presidentit Putin për të ndaluar eksportet dhe importet bëhet me qëllim "për të mbrojtur sigurinë e Rusisë".

Ndërkohë sipas Interfax, ndalimi do të prekë produktet e gatshme dhe lëndët e para.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Ndërkohë, Bashkimi Europian prezantoi planin për ndërprerje të varësisë nga gazi rus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani