Rusia propozon armëpushim në disa qytete të Ukrainës, për sigurimin e korridoreve humanitare

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 21:29
evakuim 1 1280x720

Rusia propozon armëpushim në disa qytete të Ukrainës, për sigurimin e korridoreve humanitare

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 21:29

Rusia ka njoftuar një armëpushim të ri të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00 me orën e Moskës, për të siguruar korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Mediat ruse raportuan parametrat e armëpushimit, duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse i propozoi Kievit që të njoftonte deri në orën 19:00 pasdite me orën e Moskës, përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare.

Informacioni mbi korridoret e evakuimit nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol do t’ i dërgohet në Ukrainë të mërkurën zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, tha Shtabi Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.