Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vijon rritja e naftës në Shqipëri, çmimi i ri mbrëmjen e sotme

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 20:09 | Aktualitet

Nga mbrëmja e së martës, çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 260 lekë për litër.

Kjo duket nga një vëzhgim i thjeshtë i A2CNN në disa prej pikave të furnizimit me karburant në Tiranë. Në një prej këtyre pikave, çmimi ishte fiksuar në 260 lekë për litër, nga 230 që ishte mëngjesin e sotëm.

Ndërsa në një tjetër pikë, çmimi i ishte afruar 260-lekëshit për litër. Ndërkaq, nga postime të ndryshme të qytetarëve në rrjetet sociale, mësohet se një litër naftë shitej edhe me 269 lekë.

Më herët, vetë kryeministri Edi Rama i cilësoi absurde propozimet për të hequr taksat e naftës, duke shtuar se është operacion i sipërmarrjes private, ndërsa theksoi se prioritet për këtë qeveri është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

https://a2news.com/2022/03/08/rama-paralajmeron-te-pergatitemi-per-shkurtime-dramatike-te-furnizimeve-me-energji-dhe-nafte/

A2 CNN Livestream

Dita jonë