Zgjedhjet e 6 marsit, Kume: Alarm për ndryshimin e klasës politike, Andoni: Anomali në PD është Basha

Publikuar më: 8/3/2022, ora 20:43
kume beni 1280x720

Zgjedhjet e 6 marsit, Kume: Alarm për ndryshimin e klasës politike, Andoni: Anomali në PD është Basha

Publikuar më: 8/3/2022, ora 20:43

Alarm për të gjithë klasën politike e ka cilësuar ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume procesin e pjesshëm zgjedhor të 6 marsit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se shoqëria e ka të domosdoshme të ristrukturojë klasën politike dhe jo për të zgjidhur problemet e një subjekti politik.

“Mënyra sesi u soll elektorati në këtë proces ka dhënë një sinjal të perceptueshëm dhe duhet të mbahet parasysh nga ta që bëjnë politikë dhe duan mandate për të na qeverisur. Jemi në kushtet kur duhet të angazhohemi mirë jo për të zgjidhur problemet e një subjekti politik të caktuar si PD por të tërë klasën politike. Shoqëria shqiptare ka të shtruar kërkesën për ristrukturim të energjive që ka rezultat formimin e klasës politike. Kemi nevojë për alternativa të reja dhe jo për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Asnjëra nuk arriti të prodhojë frymë. Ky proces i pjesshëm zgjedhor i zhvilluar në kushtet e një situatë politike si opozita e vendit dhe mazhoranca kapërceu objektivin kryesor të tij dhe dha sinjale për të gjithë ne. Shoqëria e ka të domosdoshme të ristrukturojë klasën politike kemi nevojë për subjekte që prodhojnë frymë”.

Në të njëjtën linjë edhe analisti Arben Andoni tha se pjesëmarrja në zgjedhje është alarm tronditës, ndërsa për PD-në thotë që e ka të pamundur të ndryshojë se nuk e kupton problemin e vet.

“Anomali kryesore në PD është vetë Basha. Ai ka injoruar personazhe që i kanë parashtruar ide se si mund të dilte PD nga kriza. Basha jeton në realitet paralele nuk e njeh më PD-në. Nuk e besojnë më këtë lidership ekzistues të PD. Ajo që unë shoh është që PD jo thjesht nuk ka vullnet por e ka të pamundur të ndryshojë se nuk e kupton problemin e vet. Një njeri që nuk njeh mea culpa-n që është atributi kryesor i një politikani për të bërë ndryshim. Për mua është shqetësuese që trendi i zbritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje është realisht tronditës. Njerëzit e PD nuk kanë më interes për PD. PD është informale duhet të fillojë nga baza të njohë anëtarësinë e vet. Kriza do të vazhdojë”.