Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“BE e ka të pamundur që të ndërpresë krejtësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia”

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 16:27 | Bota
“BE e ka të pamundur që të ndërpresë

“Nuk është e mundur për Bashkimin Europian që të ndërpresë krejtësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia”. Kështu është shprehur kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Në një konferencë me homologun e tij francez, Rutte shtoi: “Duhet të diskutojmë dobësinë tonë në lidhje me varësinë që kemi nga nafta dhe gazi rus. Nuk jam dakord që ta ndërpresim plotësisht furnizimin menjëherë”.

Të martën, Bashkimi Europian njoftoi planin për të ndërprerë importin e gazit nga Rusia me 2/3 këtë vit dhe ta ndërpresë 100% përpara vitit 2030.

Rutte nënvizoi gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë kanë për shënjestër lidershipin e saj dhe jo popullin rus.

Ditën e djeshme, SHBA vendosi embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Njoftimi erdhi nga presidenti Joe Biden, i cili foli për kostot që kjo do të sjellë për qytetarët e vendit të tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi sanksionet ndaj sektorit energjetik rus si një goditje kundër makinerisë së luftës të Moskës dhe një kosto që duhet paguar për të mbrojtur lirinë. 

https://a2news.com/2022/03/08/shba-vendos-embargo-ndaj-naftes-gazit-dhe-qymyrit-rus/

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar parashikon që të ndërpresë importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Periudha e tranzicionit do të përdoret për t’i dhënë kohë tregjeve, bizneseve dhe zinxhirit furnizues që të gjejë burime zëvendësuese.

https://a2news.com/2022/03/08/britania-do-te-nderprese-importimin-e-naftes-ruse/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani