Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

BE vendos sanksione të reja kundër oligarkëve dhe politikanëve rusë

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 13:39 | Bota
BE vendos sanksione të reja kundër oligarkëve dhe

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë, si përgjigje për pushtimin e Ukrainës. Nga sanksionet e fundit janë goditur 160 oligarkë dhe politikanë rusë e banka bjelloruse.

“Po e ngushtojmë edhe më tepër lakun e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter.

Sipas saj lista sanksioneve përfshin edhe ndalimin e eksportimit të teknologjisë për lundrim detar në Rusi dhe ngrirjen e aseteve në kriptovalutë.

Sipas presidencës franceze të Këshillit Europian, në këtë listë janë futur familjarë të oligarkëve dhe politikanëve të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë